Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Mungesa e transmetimit të Euro 2024 në RTSH, Alfred Peza sqaron publikun: Bëmë ofertë konkuruese, por nuk e fituam dot

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa e transmetimit të Euro 2024 në RTSH, Alfred Peza sqaron
Alfred Peza

KLAN TV transmeton ndeshjet e Euro 2024, teksa asnjë prej këtyre sfidave nuk transmetohet në Radio Televisionin Shqiptar (RTSH). Për këtë ka folur drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza.

Ky i fundit në Komisionin e Medias dhe Edukimit ka theksuar se RTSH bëri një nga ofertat më të mira për të transmetuar Euro 2024, por nuk ia dolën të fitojnë të drejtën e transmetimit. Kjo pasi një tjetër konkurent ofroi më shumë dhe në këtë mënyrë RTSH nuk mori dot këtë të drejtë.

“Pse RTSH nuk i blen paketat sportive? Kushtojnë në fillim, por vetëm me reklamat, fiton para. Do të ishte i rëndësishëm për publikun... ?

Është një e drejtë për të cilën konkurrohet në treg dhe fiton ai që jep ofertën më të lartë. Kemi dhënë një ofertë shumë të mirë dhe konkurruese. Ka pasur një shtyrje prej disa javësh të përgjigjes, e sigurisht që e ka fituar ai që ka paguar më shumë. Sa i përket transmetimit "free", e drejta e transmetimit është e drejta e transmetimit me paketa dhe me free. Ata që e kanë blerë janë të detyruar që ta japin "free"”, ka përfunduar Peza.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga