
Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur 2 me 1 ndeshjen e parë në Euro 2024 kundër Italisë. Gjithçka u vendos në pjesën e parë.
Në përfundim të sfidës foli trajneri i Italisë Spalleti. Timonieri axurr ishte i kënaqur në përgjithësi, teksa mendon se mund të finalizonin më tepër.
Ne pamë shumë gjëra të mira, veçanërisht në pjesën e parë.
“Kemi parë shumë të mira, por duhet të çojnë diku. Si qëllim në vetvete nuk kanë asnjë dobi, kemi pasur mundësi të shënojmë disa herë, nuk kemi shkuar në drejtim që të mbarojmë aksionin sa më shpejt. Është e mundur që ne shpesh ktheheshim, përkundrazi ne duhet të shohim nëse kemi krijuar një hapësirë për veten tonë për të përfunduar aksionin.
Një kombëtare që ka treguar se nuk bën dot pa Barelën.
"Një ekip kombëtar që mund të bëjë pa këdo, ne kemi 26 lojtarë të fortë. Është mënyra e gabuar për të folur."