Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Mbeti thatë edhe ndaj Gjeorgjisë, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ pas 20 vitesh

Shkruar nga NEWSPORT
Mbeti thatë edhe ndaj Gjeorgjisë, Cristiano Ronaldo vendos rekord
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon që të thyejë rekorde dhe të mahnisë botën e futbollit. Ylli portugez është lojtari i parë në histori që ka marrë pjesë në 6 Europianë, duke filluar që nga Euro 2004. Gjithashtu, CR7 është edhe lojtari me më shumë asistime në historinë e këtij turneu, me 7 të tillë.

Por ndeshja e fundit në fazën e grupeve që Portugalia e Ronaldos luajti kundër Gjeorgjisë, vendosi një rekord negative për sulmuesin e Al Nassr. Ky i fundit mbylli për herë të parë pa gola fazën e grupeve të një Europiani apo Botërori, gjë që ndodh për herë të parë në karrierën e tij.

Në 5 Europiane dhe 5 Botërore të luajtura më parë, 39-vjeçari ia kishte dalë që të shënonte gjithmonë në fazën e grupeve, por në Euro 2024, këtë fazë e mbylli me vetëm një asistim. Një rekord që i shtohet “librave” të CR7, por kësaj here negativ.

Euro 2004 – 1 gol

Botërori 2006 – 1 gol

Euro 2008 – 1 gol

Botërori 2010 – 1 gol

Euro 2012 – 2 gola

Botërori 2014 – 1 gol

Euro 2016 – 2 gola

Botërori 2018 – 4 gola

Euro 2020 – 5 gola

Botërori 2022 – 1 gol

Euro 2024 – 0 gola

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga