Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Bellingham dhe Kane "heronj", Anglia fiton me përmbysje dhe sfidon “helvetët” në çerekfinale

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bellingham dhe Kane "heronj", Anglia fiton me përmbysje
Bellingham dhe Kane

Angli 2-1 Sllovaki (Bellingham 90+5', 91' Kane / Schranz 25')

Anglia ka fituar 2 me 1 përballë Sllovakisë. Fitore me mundim nga “Tre Luanët”, që ishin të eleminuar deri në minutën e 95’.

Sllovakia udhëhoqi me golin e Schranz në minutën e 25, para se Bellingham të barazonte gjithçka në minutën e 95. Me fillimin e “extra-time”, Kane shënoi golin e përmbysjes.

Anglia shpëtoi kështu nga turpërimi, teksa Sllovakia “qan” humbjen. Djemtë e drejtuar nga Southgate do gjejnë Zvicrën në çerekfinale.

Ky takim mbahet në Dyseldorf. Më 6 korrik, një prej Zvicrës dhe Anglisë do të kalojë si gjysmëfinalist në Euro 2024.

FORMACIONET ZYRTARE:
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Guehi, Trippier, Rice, Mainoo, Bellingham, Foden, Saka, Kane. Trajner: Gareth Southgate
Sllovakia: Dubravka, Pekarik, Vavro, Skriniar, Hancko, Lobotka, Duda, Strelec, Schranz, Kucka, Haraslin. Trajner: Francesco Calzona

Rastet e ndeshjes:

Extra-Time:

91' Kane gjen golin e përmbysjes për Anglinë.

FT/ Angli 1-1 Sllovaki.

90+5' GOL! Bellingham barazon shifrat.

50' Phil Foden rikthen baraspeshën, por VAR-i anullon gjithçka për pozicion të parregullt.

45+4' Mbyllet pjesa e parë, Sllovakia udhëheq 0-1.
25' GOL! Schranz kalon Sllovakinë në avantazh.

23' Harry Kane pranë golit.

1' Starton sfida në Gelsenkirchen.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga