Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ Talenti i Real Madrid shkëlqen në Europian, i jep fitoren Turqisë dhe shkruan historinë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Talenti i Real Madrid shkëlqen në Europian, i jep fitoren
 

Turqi 3-1 Gjeorgji

Turqia ka fituar 3 me 1 përballë Gjeorgjisë. Pas golit të parë të turqve në pjesën e parë gjithçka u duk e lehtë, por nuk mendonin kështu dhe gjeorgjianët që ia dolën të barazonin.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1 me 1. Arda Guler u kthye në hero gjatë pjesës së dytë. Talenti i Real Madrid shënoi në minutën e 66’ për t’i dhënë 3 pikë të rëndësishme përfaqësueses turke.

Guler u bë dhe lojtari më i ri që shënon për Turqinë në historinë e Europianëve. Goli i tretë i ekipit turk pati vlerë vetëm për statistika në fund. Tashmë gjithçka kthehet në malore për gjeorgjianët, që e kanë Europianin e parë në histori.

Euro 2024: Grupet
Grupi F: Ndeshja I
Stadiumi: Signal Iduna Park (Dortmund)

FORMACIONET ZYRTARE:
Turqi: Gunok, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Calhanoglu, Ayhan, Guler, Kokcu, Yildiz, Yilmaz
Gjeorgji: Mamardashvili, Kvirkvelia, Kashia, Dvali, Kakabadze, Chakvetadze, Kochorashvili, Mekvabishvili, Tsitaishvili, Mikautadze, Kvaratskhelia

Komenti minutë pas minute:

66' Supergol i Arda Guler. 

32' Gjeorgjia barazon Turqinë. Ky është dhe goli i parë për gjeorgjianët në një Europian. 

26' Turqia gjen avantazhin. 1 minutë më vonë shënoi dhe të dytin, që VAR e anulloi për ofside. 

1' Nis ndeshja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga