Portugali 0–0 Slloveni (Portugalia u kualifikua pasi fitoi 3-0 përmes penalltive)
Portugalia ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, pasi mposhti 3-0 Slloveninë përmes penalltive. Asgjë nuk ishte e lehtë teksa koha e rregullt dhe “extra-time” përfunduan pa gola.
Madje në kohën shtesë, pikërisht në minutën e 105’, Ronaldo humbi një penallti. Oblak i kuptoi krahun, ndërsa ky rast mund t’i kishte kushtuar shumë në fund Portugalisë.
Një tjetër portier u bë hero gjatë penalltive. Portugezi Diogo Costa priti 3 penallti të sllovenëve, që mbetën të shokuar.
Tashmë Portugalia do luajë takimin e radhës me Francën, më 5 korrik ora 21:00. Çerekfinale e ethshme kjo, që do të vendosë një prej gjysmëfinalistëve.
Euro 2024: Faza 1/8
Stadiumi: Deutsche Bank Park
Arbitër: Orsato
FORMACIONET ZYRTARE:
Portugalia (4-3-3-): Costa: Mendes, Pepe, Dias, Cancelo: Vitinh, Palhinha, Fernandes: Leao, Silva, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez
Sllovenia (4-4-2): Oblak, Karnicnik, Drkusic, Bijol, Balkovec: Stojanovic, Gnezda Cerin, Elsnik, Mlakar: Sesko, Sporar. Trajner: Matjaz Kek
Rastet:
Penalltitë:
105' Ronaldo humb penallti në "extra-time".
89' Ronaldo nuk ia del të shënojë.
1' Fillon ndeshja.