Zvicër 2-0 Itali
Zvicra ka shtangur Italinë duke e mposhtur me rezultatin 2 me 0 në Berlin. Takim i dominuar nga “helvetët”, që sigurojnë një biletë për çerekfinalen.
Kampionët në fuqi nuk dhanë asgjë për të siguruar kalimin më tej në Europian. Zvicra tashmë pret të njihet me kundërshtarin e saj, që do dalë nga ndeshja Angli - Sllovaki.
Euro 2024: Turi 1/8
Stadiumi: Olympiastadion(Berlin)
Arbitër: Marciniak
Formacionet:
Zvicër(3-4-2-1): Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Xhaka, Freuler, Rieder; Ndoye, Vargas; Embolo
Itali(4-3-3): Donnarumma, Darmian, Mancini, Bastoni, Di Lorenzo, Barella, Fagioli, Cristante, Chiesa, Scamacca, El Shaarawy.
Rastet:
46' Vargas shënon golin e dytë për Zvicrën.
37' Mesfushori Freuler kalon Zvicrën në avantazh.