
Spanjë 4-1 Gjeorgji
Spanja ka bërë detyrën në fazën e 1/8 të Euro 2024 duke mposhtur Gjeorgjinë me rezultatin 4-1. Dhe pse u duk se do ishte takim i vështirë, pasi gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me autogol, iberikët reaguan.
Kështu golat për Spanjën i shënuan Rodri, Fabian Ruiz, Nico Williams dhe Olmo. Në fazën çerekfinale Spanja do të luajë kundër Gjermanisë.
Finalja e parakohshme do të mbahet në Shtutgart. Më 5 korrik ora 18:00, do të vendoset një prej gjysmëfinalisteve të Europianit.
Euro 2024: Turi 1/8
Stadiumi: RheinEnergieStadion (Këln)
Arbitër: Letexier
Formacionet zyrtare:
Spanja: Unai Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián, Pedri; Lamine Yamal, Nico Williams, Morata
Gjeorgjia: Mamardashvili, Kakabadze, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Lochoshvili, Chakvetadze, Kiteishvili, Kochorashvili, Mikautadze, Kvaratskhelia
Rastet:
83' Olmo shënon golin e katërt për Spanjën.
75' Nico William shënon golin e tretë për Spanjën.
51' Fabian Ruiz përmbys për Spanjën pas asistit perfekt të Yamal.
39' Rodri barazon për Spanjën.
18' Gjeogjia kalon në avantazh me autogolin e Le Normand.
1' Nis ndeshja.