Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ "Gjelat" në çerekfinale, Franca mposht minimalisht Belgjikën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Gjelat" në çerekfinale, Franca mposht minimalisht
Franca

Francë 1 – 0 Belgjikë (Kolo Muani 85')

Franca ka triumfuar përballë Belgjikës në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, u fitua 1-0 nga francezët.

“Gjelat” dominuan që në pjesën e parë duke ‘bombarduar’ me gjuajtje portën belge, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Edhe me nisjen e pjesës së dytë, Mbappe me shokë ishin po me të njëjtin ritëm duke qëndruar gjatë gjithë kohës në sulm në kërkim të golit. Por, këtë të fundit e gjetën në minutën e 85-të, kur Kolo Muani lëshoi një goditje, e cila dhe me ndihmën e devijimit nga Vertonghen shkoi në fundin e rrjetës.

Me këtë fitore, Franca arrin në çerekfinalet e Europianit “Gjermani 2024”. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps do të presë fituesin e çiftit Portugali – Slloveni për t’u njohur me kundërshtarin e fazës pasardhëse.

Euro 2024: 1/8-at
Stadiumi: Merkur Spiel-Arena
Arbitër: Glenn Nyberg (Suedez)

FORMACIONET ZYRTARE:
Franca: Maignan, T.Hernandez, Upamecano, Saliba, Kounde, Tchouameni, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe, Thuram. Trajner: Didier Deschamps
Belgjika: Casteels, Theate, Faes, Vertonnghen, Castagne, Onana, Carrasco, De Bruyne, Openda, Doku, Lukaku. Trajner: Domenico Tedesco

Rastet e ndeshjes:
85' GOL! Kolo Muani kalon Francën në avantazh.

70' Lukaku shfaqet rrezikshëm në zonë, por Maignan pret gjuajtjen e belgut.

45+1' Mbyllet pjesa e parë.
34' Thuram i afrohet golit.
24' De Bruyne pranë golit, Maignan shpëtimtar.

1' Starton supersfida në Dyseldorf.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga