Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

VIDEO/ E para ndeshje pa gola në Euro 2024, Holanda dhe Franca 'zhgënjejnë' tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ E para ndeshje pa gola në Euro 2024, Holanda dhe Franca
Kante, Simons/ Holande - France

Holanda 0-0 Franca

Holanda dhe Franca nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në raundin e dytë të Grupit D në Red Bull Arena të Leipzig. 

Ndeshje me ritëm në secilën pjesë, por rastet e shpërdoruara janë për të vënë duart në kokë, sidomos 2 të Griezmann i cili para portierit duket sikur e kapin emocionet e i dridhen këmbët. Një gol u shënua nga Xavi Simons në pjesën e dytë, por arbitri i anulloi festën talentit holandez që nuk i mbajti dot lotët më pas.

Tulipanët dhe Gjelat ndajnë nga 1 pikë e shkojnë të dyja në kuotën e 4 pikëve me djemtë e Deschamps në krye të grupit. Në ndeshjen e fundit ata do të përballen me Austrinë dhe Poloninë respektivisht.

Euro 2024: Grupet
Grupi D: Ndeshja II
Stadiumi: Red Bull Arena

Formacionet zyrtare:

Holanda (4-2-3-1) - Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake; Schouten, Reijnders; Frimpong, Simons, Gakpo; Depay: Trajner: R. Koeman
Franca (4-2-3-1) - Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, Theo; Kante, Tchouameni; Dembele, Griezmann, Rabiot; Thuram. Trajner: D. Deschamps

Rastet

1' Rasti i Frimpong:

14' Rasti i Griezmann:

65' Rasti tjetër i Griezmann:

69' Goli i anuluar i Simons: Holanda

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga