
Austria 0-1 Franca
(Wober Ag 38')
Euro 2024: Grupet
Grupi D: Ndeshja I
Stadiumi: Dusseldorf Arena
Franca ia del të marrë një fitore në ndeshjen e saj të parë në Euro 2024. Gjelat mposhtën Austrinë me rezultatin minimal falë një autogoli të Wober në pjesën e parë.
Ndeshje e dominuar nga djemtë e Deschamps, por austriakët ishin kompakt në mbrojtje duke mos lënë shumë hapsira depërtimi. Kylian Mbappe provoi rast pas rasti, por veç atij autogoli ku ishte indikatori kryesor pati edhe një shans të artë vetëm për vetëm me portierin, por e dërgoi topin jashtë.
Në fund, 3 pikët e para për Francën që të rradhës e ka me rivalin direkt, Hollandën më 21 qershor. Të dy kanë nga 3 pikë secila dhe duelojnë për kryesimin e Grupit D.
Formacionet zyrtare:
Austria: Pentz; Posch, Danso, Weber, Mwene; Seiwald, Grillitsch; Laimer, Sabitzer, Baumgartner; Gregoritsch. Trajner: R. Ragnik
Franca (4-2-3-1): Maignan; Kounde, Saliba, Upamecano, Theo Hernandez; Kante, Rabiot; Dembele, Griezmann, Mbappe; Thuram. Trajner: D. Deschamps
GOLI: