
Belgjika 2-0 Rumania
(Tielemans 2', De Bruyne 80')
Euro 2024: Grupet
Grupi E: Ndeshja II
Stadiumi: RheinEnergieStadion, Këln
Belgjika merr fitoren dhe pikët e para në Euro 2024 teksa mposhti Rumaninë në 'RheinEnergieStadion' të Këlnit.
Sfida e raundit të dytë të Grupit E përfundoi me fitoren e pastër 2-0 të belgëve falë golave të Tielemans në minutën e 2-të dhe kapitenit Kevin De Bruyne në të 80' i asistur nga portieri Casteels.
Situata bëhet mjaft interesante në këtë grup pasi të gjithë skaudrat kanë nga 3 pikë dhe 2 ndeshjet e fundit do të vendosin gjithçka. Në raundin final të grupeve Rumania përballet me Sllovakinë, ndërsa Belgjika me Ukrainën.
Formacionet zyrtare:
Belgjika (4-2-3-1): Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Tielemans, Onana; Doku, De Bruyne, Lukebakio; Lukaku.Trajner: D. Tedesco
Rumania (4-1-4-1): Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; M. Marin; Man, R. Marin, Stanciu, Mihaila; Dragus. Trajner: E. Iordanescu
GOLAT:
2' GOL: Belgjika, Tielemans
64' Goli i anuluar i Belgjikës: Lukaku
80' GOL: Belgjika, De Bruyne