Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

LISTA/ 26 lojtarë të grumbulluar, Roberto Martinez zgjedh “luftëtarët” e Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
LISTA/ 26 lojtarë të grumbulluar, Roberto Martinez zgjedh
Portugalia

Edhe Portugali ka bërë publike ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2024. Kështu Roberto Martinez ka zgjedhur 26 “luftëtarët” e tij që do t’i ketë të gatshëm në Gjermani.

Nuk ka shumë surpriza me listën. Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të udhëheqë ekipin në kampionatin europian, ndërsa nuk mungon as veterani Pepe dhe Luis Patricio.

Fillimisht kombëtarja portugeze do të grumbullohet në Portugali. Gjithashtu do të luajë 3 miqësore ndeshje miqësore si fazë parapërgatitore kundër Finlandës më 4 qershor, Kroacisë më 8 qershori dhe kundër Republikës së Irlandës më 11 qershor. Ndërkohë Portugalia ndodhet në grupin F bashkë me Çekinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Portugalia:

Portierë- Diogo Costa (Porto), Jose Sa (Wolverhampton) dhe Rui Patricio (Roma).

Mbrojtës – Antonio Silva (Benfica), Danilo Pereira (PSG), Diogo Dalot (Manchester United), Gonçalo Inacio (Sporting CP), Joao Cancelo (Barcelona), Nelson Semedo (Wolverhampton), Nuno Mendes (PSG), Pepe (Porto) dhe Ruben Dias (Manchester City).

Mesfushorët – Bruno Fernandes (Manchester United), Joao Neves (Benfica), Joao Palhinha (Fulham), Otavio Monteiro (Al Nassr), Ruben Neves (Al-Hilal) dhe Vitinha (PSG).

Sulmues – Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Al Nassr), Diogo Jota (Liverpool), Francisco Conceiçao (Porto), Gonçalo Ramos (PSG), Joao Felix (Barcelona), Pedro Neto (Wolverhampton) dhe Rafael Leao (AC Milan).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Portugal (@portugal)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga