Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi: Italia duhet të luajë me seriozitet përballë Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Legjenda e Milanit, Arrigo Sacchi: Italia duhet të luajë me seriozitet
Arrigo Sacchi

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi ka folur së fundmi në një intervistë të dhënë për “Gazzeta Dello Sport”. Tekniku italian i thur elozhe Luciano Spallettit, duke u shprehur se është njeriu i duhur në vendin e duhur. Por gjithsesi, Sacchi thotë se Italia duhet të luajë me seriozitet përballë Shqipërisë, Spanjës dhe Kroacisë.

“Gjëja që më jep më shumë qetësi është prania e Spallettit. Besoj se është trajner i madh, i aftë për të dhënë një lojë të bukur. Ai e tregoi këtë me Napolin dhe mendoj se djemtë që ai ka zgjedhur për Euro 2024 do të bëjnë ndonjë surprizë.

Së pari do të luajmë me Shqipërinë, pastaj me Spanjën dhe Kroacinë. Të gjitha këto ndeshje duhet të luhen me seriozitet maksimal dhe vendosmëri. Puna e trajnerit është e komplikuar, ai ka pak kohë për t’u përgatitur për Europianin. Por unë jam i bindur se ai është njeriu i duhur, në vendin e duhur”, është shprehur Sacchi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga