
Julian Nagelsmann
Pasi pësoi një dëmtim muskulor në barazimin e të dielës përballë Zvicrës me rezultatin 1-1, qendërmbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger ka marrë pjesë rregullisht në stërvitjen e sotme, në prag të ndeshjes së 1/8-ave kundër Danimarkës.

Antonio Rudiger & Jonathan Tah
I detyruar që të luajë pa Jonathan Tah për shkak kartonësh, trajneri gjerman Julian Nagelsmann shpreson te rikuperimi i Rudiger. Ky i fundit ishte pjesë e stërvitjes gjatë 15 minutave të para që janë të hapura për mediat.
Gjithsesi, Nagelsmann po bën shumë “eksperimente”. Një gjë është e sigurt, Schlotterbeck do të luajë në vend të Tah, por nëse Rudiger nuk rikuperohet, mbrojtja mund t’i besohet Waldemar Anton.
Poll