Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Joselu ‘thumbon’ Toni Kroos para Spanjë - Gjermani: Shpresoj ta pensionojmë të premten

Shkruar nga NEWSPORT
Joselu ‘thumbon’ Toni Kroos para Spanjë - Gjermani: Shpresoj ta
Joselu, Toni Kroos

Spanja dhe Gjermania do të përballen të premten në orën 18:00 në MHP Arena të Shtutgartit në kuadër të çerekfinales së parë të Euro 2024. Dy skuadrat janë padyshim ekipet më të mira me atë ç’kanë treguar në fushën e lojës deri më tani. Një superndeshje që fiton epitetin si finale e parakohshme mes dy gjigantëve europian.

Çdo ndeshje e Gjermanisë është e veçantë sepse mund të jetë e fundit për Toni Kroos në karrierë. Mesfushori ka njoftuar se pas Europianit do të ‘var këpucët në gozhdë’ dhe mënyra më perfekte për ta bërë është të fitojë trofeun pikërisht në Gjermani.

Ish-shoku i tij i skuadrës te Real Madrid dhe sulmuesi aktual i Spanjës, Joselu ka folur në konferencën për mediat ku me batutë u shpreh se shpreson të pensionojë Toni Kroos të premten.

“Shpresojmë ta pensionojmë Toni Kroos të premten. Ai reflekton gjithçka që Real Madrid është, ishte një kënaqësi të luaja me të”, tha Joselu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga