
Kroaci - Itali
Mbrëmjen e sotme vëmendja e tifozëve shqiptarë nuk do të jetë vetëm në Dusseldorf, aty ku luan Shqipëria dhe Spanja, por një “sy” do të mbajnë edhe nga sfida mes Kroacisë dhe Italisë.
Kjo përballje do të luhet paralelisht me duelin e kuqezinjve, ndërsa kroatët dhe italianët përplasen për 3 pikët në stadiumin “Red Bull Arena” në Leipzig. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat që kërkojnë fitoren për kualifikimin.
“Axurrët” ndodhen në vendin e 2 në grupit B me 3 pikë, teksa një barazim ndaj kroatëve do t’i kualifikonte qoftë si vendi i dytë apo i tretë. Ndërkohë nga krahu tjetër i vetmi rezultat që do të bënte punë për kualifikimin e “djemve” të Zlatko Dalic është fitorja.
Poll