Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Italia tronditet rëndë, lojtari i Interit mbetet jashtë Euro 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Italia tronditet rëndë, lojtari i Interit mbetet jashtë Euro 2024
Dimarco - Barella - Acerbi

Mbrojtësi i Italisë dhe Interit, Francesco Acerbi nuk do të jetë pjesë e Euro 2024. Edhe pse trajneri, Luciano Spalletti e bëri pjesë të listës për Europianin e “Gjermani 2024”, Acerbi nuk ia ka dalë që të lërë pas dëmtimin.

Edhe pse Acerbi u la pushim nga trajneri i Simone Inzaghi për më shumë se dy javë, kjo nuk ka mjaftuar që qendërmbrojtësi të marrë vetën plotësisht. Një lajm aspak i mirë për Italinë, me trajnerin e “Azzurrëve”, që tashmë pritet të marrë mbrojtësin e Juventusit, Gatti.

Kujtojmë që Italia do ta nisë Euro 2024 përballë Shqipërisë, në ndeshjen që do të zhvillohet më 15 qershor. Ndeshja që do të luhet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit , do të startojë në orën 21:00.

Italia tronditet rëndë, lojtari i Interit mbetet jashtë Euro 2024
Francesco Acerbi

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga