Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Italia "shpërbëhet" para Shqipërisë, një tjetër titullar humbet EURO 2024

Shkruar nga NEWSPORT
Italia "shpërbëhet" para Shqipërisë, një
Italia

Italia pëson një tjetër goditje teksa jemi në prag të fillimit të Euro 2024.

Qendërmbrojtësi i Atalantas, Giorgio Scalvini pësoi një dëmtim përballë Fiorentinas që i ‘ngriu gjakun’ trajnerit të Azzurrëve, Luciano Spalleti që ndiqte ndeshjen nga tribuna.

Tashmë është zyrtare dhe talenti italian ka humbur Europianin me përfaqësuesen e tij. Pas ekzaminimeve të bëra mëngjesin e sotëm, dëmtimi ka rezultuar serioz duke bërë që Scalvini të mos udhëtojë me Italinë drejtë Gjermanisë.

Pas Acerbit, mbrojtësi i Atalantës bëhet lojtari i dytë që “lë në baltë” Italinë, me trajnerin Spalletti që tashmë ka ftuar në kombëtare, Federico Gattin.

Kujtojmë se aventura e Italisë në EURO 2024 do të nisë përballë Shqipëirsë. Sfida që do të zhvillohet më 15 qershor në “Signal Iduna Park” në Dortmund, do të startojë në orën 21:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga