
Christian Panucci
Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panuçi ka folur së fundmi për ‘marrëdhënien’ futboll dhe rrjete sociale. Këto të fundit për Panuçin janë shumë të dëmshme për futbollistët, pasi marrin shumë mesazhe fyese për një ndeshje të dobët që mund të luajnë.
“Rritja e lëndimeve në futboll është edhe faji i rrjetve sociale. Nëse një futbollist bën një paraqitje të keqe, atij i vijnë më pas qindra mesazhe fyese në rrjetet sociale, të cilat i mbetet në kokë çdo lojtari.
Si rasti i Di Lorenzos... një lojtar i shkëlqyer pas ndeshjes me Spanjën. Ai rrezikoi dëmtime nga stresi dhe negativiteti i përcjellur për vetëm një ndeshje të luajtur keq”, është shprehur Panuçi.
Poll