
Kombëtaret po u japin dorën e fundit përgatitjeve për Euro 2024. 1 javë na ndan nga starti i Kampionatit Europian dhe një nga grupet që ka marrë vëmendjen më të madhe është grupi B.
Në këtë grup bëjnë pjesë Shqipëria, Italia, Spanja dhe Kroacia dhe jo më ko është cilësuar si grupi i “ferrit”. Të njëjtin mendim ka edhe ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci.
Italiani shpehet se do të jetë shumë e vëështirë për Italinë që të përsërisë suksesin në Europianin e fundit.
“Italia është në një grup jashtëzakonisht të fortë dhe të rrezikshëm. Por, nëse brenda organikës gjehet “kimia” e duhur atëherë i kanë të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë. Nuk e di nëse kjo kombëtare mund të përsërisë suksesin e Europianit të kaluar, por jemi të gjithë në mbështetje të trajnerit Spalletti dhe lojtarëve.
Pas zhgënjimit ku nuk mundëm të kualifikoheshim në Kupën e Botës, tani duhet të jemi të bashkuar me qëllimin e vetëm për të mbështetur pa kushte kombëtaren”, ka përfunduar italiani.
Kujtojmë se Italia do ta luajë ndaj Shqipërisë ndeshjen e parë në Eruo 2024 më 15 qershor. Sfidë kjo që do të startojë në orën 21:00 në “Signar Iduna Park” në Dormund.