
Pasi barazuan 0-0 me Ukrainën, përfaqesuesja e Gjermanisë ia doli që të triumfonte përballë Greqisë me rezultatin 2-1. Një fitore me përmbysje për “panzerat” në prag të Euro 2024, kompeticion të cilin do ta organizojnë vetë.
Greqia e mbylli në avantazh 0-1 pjesën e parë, me Masouras që gjeti golin në minutën e 33-të. Me nisjen e pjesës së dytë “djemtë” e Nagelsmann u bënë kërkues, duke tentuar të gjenin rrugën e rrjetës.
Këtë të fundit e arritën, madje dy herë për të përmbysur edhe ndeshjen. Në fillim Kai Havertz në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 89-të shënoi Gross, gol i cili vulosi edhe fatet e ndeshjes.
Tashmë Gjermania është gati për Europianin. Kujtojmë që “panzerat” janë në grup së bashku me Skocinë, Hungarinë dhe Zvicrën.