Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

FOTO/ Optimizmi i madh, por bastet injorojnë Shqipërinë! Kuqezinjtë lënë pas vetëm një kombëtare, kundërshtarët tanë mes më të mirëve

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Optimizmi i madh, por bastet injorojnë Shqipërinë!
Kombetarja shqiptare

Jemi 2 javë para startit të Euro 2024 dhe tashmë emocionet sa vijnë e shtohen. “Ethet” kanë kapluar tifozët dhe gjithë kombëtaret pjesmarrëse. Një ndër kampionatet më emocionuese pritet të jetë Euro 2024, ku kombëtarja shqiptare do të jetë mes protagonistëve.

Kurioziteti është i madh për të parë një kampionati të tillë dhe paraqitjen e skuadarbe. Shuë tifozë tashmë kanë në mendje dhe në zemrën e tyre ekipin që dëshirojnë ta fitojë këtë kompeticion. Gjermani është ekipi pritës i këtij kompeticioni, teksa kompania gjigande e basteve në SHBA, “BetMGM” ka thënë fjalën e tyre.

Kompania në fjalë bën parashikimet e saj në varësi të koeficientëve, të cilët fatkeqëesisht “dëshpërojnë” tifozët shqiptarë. Sipas “BetMGM” kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho janë të parafundit në renditjen e publikuar, ku vetëm Gjeorgjia që merr pjesë për herë të parë në një kampionat europian ndodhet poshte nesh.

Ndërkohë si favorite shikohet Anglia, pas saj vijnë Franca dhe Gjermania. Shumë më lart se sa Shqipëria ndodhen 3 kundërshtarët e tanë. Spanja vjen si favoritja e 4-të në këtë renditje dhe poshtë saj janë Portugalia, Italia, Holanda, Belgjika, Croacia dhe Top-10 e mbyll Danimarka.

FOTO/ Optimizmi i madh, por bastet injorojnë Shqipërinë!
Renditja e ekipeve
FOTO/ Optimizmi i madh, por bastet injorojnë Shqipërinë!
Renditja e Shqiperise

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga