Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Fillimisht Spanja, Portugalia dhe tani Italia, vazhdon mallkimi i kampionëve

Shkruar nga NEWSPORT
Fillimisht Spanja, Portugalia dhe tani Italia, vazhdon mallkimi i
Itali- Spanje-Portugali

Mallkimi i kampionëve në Kampionëtet Europiane vazhdon. Italia mbrëmë u eliminua nga Zvicra që në fazën e 1/8-ave të Euro 2024.

Kjo fazë është një mallkim për ekipet kampione. Gjithçka nisi me Spanjën në vitin 2016. Spanjollët triumfuan në Euro 2012 dhe në Euro 20126 u eliminuan nga Italia me shifrat 2-0.

I njëjti fat do të ndiqte Portugalinë. Skuadra e Cristiano Ronaldos do të triumfonte në Euro 2016, teksa do të mposhtin Francën me gol të Eder. Në Euro 2020 portugezët do të eliminoheshin në fazën e 1/8-ave nga Belgjika dhe si për ironi të fatit do të mposhteshin nga goli i Thorgan Hazard.

Pas Spanjës dhe Portugalisë, topi i “mallkimit” do të kalonte te Italia. “Axurrët” do të triumfonin në  Euro 2020, ku mposhti Anglinë në “Wembley”. Në turnenë e këtij viti pritej shumë prej italianëve, por tashmë janë eliminuar nag Zvicra. Mbetet të shihet se kush do t’ia dalë të triumfojë në Euro 2024.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga