
Shqiperi-Italia U-17
Kanë mbetur 6 ditë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë. Ky do jetë takimi i parë për kuqezinjtë në Euro 2024 dhe merr jetë pikërisht më 15 qershor ora 21:00.
Bastet e shohin Shqipërinë inekzistente para Italisë. Kështu fitorja e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 10. Në anën tjetër fitorja e Italisë regjistrohet me 1.4. Një barazim është po ashtu pak i mundshëm pasi ka koeficient të lartë, 4.75.
Kujtojmë se sfida e parë në grup për djemtë e Sylvinhos luhet në “Signal Iduna Park”. Shqiptarët pritet të jenë të shumtë atë mbrëmje në Dortmund.
Koeficientët:
Italia 1.4; Barazim 4.75; Shqipëria 10
Poll