
Angli - Zvicër
Angli – Zvicër është çifti i parë çerekfinalist që njihet në Euro 2024. Kjo pasi Zvicra eleminoi dje Italinë dhe Anglia ia doli përballë Sllovakisë.
Anglia shpëtoi nga turpërimi, pasi siguroi fitoren 2 me 1 vetëm në “extra-time”. Në anën tjetër Zvicra po vazhdon me paraqitjet e mira në Gjermani, ndërsa kujtojmë se mposhtën 2-0 Italinë.
Takimi mes Anglisë dhe Zvicrës do marrë jetë më 6 korrik në Dyseldorf. Sfida nis në orën 18:00 dhe do vendosë një prej 4 gjysmëfinalistëve.
Poll