Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

“E vështirë t’i marrësh topin”, Pedri për Modric: Nga Tv nuk e kuptoni se çfarë është në gjendje të bëjë

Shkruar nga NEWSPORT
“E vështirë t’i marrësh topin”, Pedri për
Pedri - Modric

Kundërshtarët e Shqipërisë, Spanja dhe Kroacia do të përballen mes tyre në orën 18:00. Një duel mjaft i rëndësishëm edhe për kuqezinjtë, që ndodhen së bashku me Italinë në grupin B.

Përpara kësaj ndeshje, Pedri ka folur me superlativa për Luka Modric. Spanjolli ka theksuar se është shumë e vështirë t’i marrësh topin dhe se në në Tv tifozët nuk arrijnë të shikojnë atë çfarë ai bën në fushën e lojës.

“Sa herë që isha në fushë me Modricin, vura re se ishte shumë e komplikuar për t’ia merr topin. Më duket sikur e ka të ngjitur në këpucën e tij! Dhe një gjë tjetër më befasonte, e cila nuk vihet re aq shumë në transmetimet televizive, është se Luka luan në ritëm që është i mrekullueshëm.

Dhe pastaj, sigurisht, ajo prekje e topit me pjesën e jashtme të këmbës… Të gjithë e dinë se sa spektakolare është”, deklaroi Pedri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga