
Racizmi, huliganizmi, dhuna dhe urrejtja janë disa nga njollat e zeza që ekzistojnë në botë. Shtetet e civilizuara e popujt që ruajnë moralin, respektin e logjikën këto njolla dënohen në një formë apo tjetrën.
Por, për serbët, ato njolla janë normale, përbërëse të historisë së tyre. Në një event madhëshor si Euro 2024 në Gjermani ku popuj nga e gjithë Europa bashkohen duke treguar vlerat e përbashkëta, siç e pamë në ndeshjen Kroaci – Shqipëri, serbët vijojnë të bëhen protagonist me akte skandaloze, të turpshme e të pajustifikueshme.
Përleshjet fizike me anglezët e thirrjet raciste e genocidale ndaj Kosovës kanë zbehur Kombëtaren e tyre, atë për të cilën erdhën në fund të fundit. Një tjetër rast i turpshëm ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani.
Një një stacion treni, disa tifozë serb kanë sulmuar një afrikan duke e pështyrë, goditur e nxjerrë me dhunë jashtë trenit. Video e ndarë në platformën ‘X’ është bërë virale dhe tregon qartë makabritetin e tyre.
Serbian fans forcing a black man off the train in Germany yesterday. They also spat at him ???????? pic.twitter.com/THZoDCy5We
— Football Fights (@footbalIfights) June 21, 2024