
“Europiani 2024 në kaos pasi huliganët shqiptarë sapo kanë mbërritur në Gjermani”, ishte titulli i shkrimit te një media britanike. Bëhet fjalë për Express.uk, që i cilëson si të tillë anëtarët e tifogrupit “Illyrian Elite”.
Portali në fjalë ka shkuar dhe më tej duke i cilësuar si fashistë. Përshëndetjet naziste në Gjermani janë shqetësuese, ndërsa tregohet se gjithçka po shpërndahet në rrjetet sociale.
Diçka e turpshme kjo para Europianit, teksa Kombëtarja është njohur gjithmonë për mbështetësit e shumtë në çdo vend të Europës. Shqipëria pritet sërish të jetë në numër më të madh tifozësh në stadium, krahasuar me rivalët e saj.
Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e parë në Dortmund. Atje do të përballet më 15 qershor ora 21:00 kundër Italisë.