
Holanda
Për Holandën nuk vijnë aspak lajme të mira. Frenkie De Jong humbi Euro 2024 për shkak dëmtimi, duke lënë kështu një “boshllëk” në kombëtaren e “tulipanëve”.
Por jo vetëm kaq, një tjetër titullar i holandezve humbet Kampionatin Europian. Bëhet fjalë për Teun Koopminers, i cili po për shkak dëmtimi nuk do të mund të jetë protagonist në Gjermani.
Lojtari i Atalantës është i pafat dhe është detyruar menjëherë të lërë grumbullimin e Kombëtares. Ronald Koeman do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij. Kujtojmë se Holanda ndodhet në grup me Poloninë, Francën dhe Austrinë, teksa ndeshjen e parë do të luajë ndaj ekipit të Robert Leëandoëskit ditën e shtunë në orën 15:00.
View this post on Instagram
Poll