
Shqipëria përballet sonte në 21:00 me Italinë. Ndeshja është e vlefshme për Euro 2024, teksa është e para për të dyja përfaqësueset në grupin B.
I mrekullueshëm është fakti se stadiumi “Signal Iduna Park” është pushtuar nga tifozët shqiptarë. Përfaqësuesja e Italisë ka zbritur e para në fushë dhe është “befasuar” me çfarë ka parë.
Kështu tifozët e kanë fituar si gjithmonë betejën e tyre. Tashmë është radha e lojtarëve në fushë që të nderojnë fanellën që mbajnë veshur.

Poll