Spanja ka siguruar kualifikimin për në fazën “Play-Off” të Euro 2024. Spanjollët aktualisht ndodhen në vendin e parë në grupin B me 6 pikë, ndërsa Italia ndodhet me 3 pikë, më pas vijnë Shqipëria dhe Kroacia me nga 1 pikë.
Ditën e hënë iberikët do të sfidohen nga Shqipëia, me sfidën që do të startojë në orën 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf. Fakti që spanjollët janë kualifikuar bën që Luis de la Fuente të aktivizojë lojtarët e stolit.
Por te Kombëtarja janë të vetëdishëm se stoli i Spanjës është i mbushur me “yje”. Sipas Sport titullarë ndaj kuqezinjve pritet ta nisin dy lojtarët e Barcelonës. Bëhet fjalë për Ferran Torres dhe Fermin Lopez.
Mbetet të shihet se cilët do të jenë lojtarët e tjerë që do të zbresin në fushë kundër kuqezinjve, ku këto të fundit shpresojnë te një rezultat pozitiv për të kaluar grupin B.
Ferran Torres and Fermín López are expected to start for Spain in their last groupstage match against Albania.
— Barça Universal (@BarcaUniversal) June 22, 2024
— @sport pic.twitter.com/q9nrnLBksJ