Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Dhunë e ashpër mes tifozëve, ndeshja Turqi-Gjeorgji rrezikon të shtyhet

Shkruar nga NEWSPORT
Dhunë e ashpër mes tifozëve, ndeshja Turqi-Gjeorgji rrezikon
 

Kaos është shkaktuar vetëm pak minuta para se të nisë ndeshja mes Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se tifozët janë parë duke u përplasur dhunshëm brenda stadiumit në Dortmund, gjë që rrezikon që kjo ndeshje e Euro 2024 të mos luhet ditën e sotme.

Veç përplasjes së ashpër mes tifozëve, duket se ndeshje rrezikohet të shtyhet edhe për shkak të stuhisë së shiut në këto momente në Dortmund.

Turqia nis aventurën në Euro 2024 sot në 18:00. Turqit do të luajnë pikërisht kundër Gjeorgjisë, që është dhe surpriza e këtij Europiani.

Këto të fundit ia dolën të sigurojnë kualifikimin vetëm përmes “play-off” kundër Greqisë. Së fundmi janë bërë të ditura dhe formacionet titullare.

Kujtojmë se të dyja përfaqësueset janë të pozicionuara në grupin F. Po në të njëjtin grup ndodhen dhe Portugalia me Çekinë, që sfidojnë njëra-tjetrën në 21:00.  

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga