Kroacia nuk ia doli të siguronte kualifikimin në fazën e 1/8-ave të Euro 2024, duke u eliminuar që në fazën e grupeve të këtij turne. Kroatët e mbyllën të 3-t në grupin B, teksa pas lanë Shqipërinë, ndërsa në vendin e parë ishte Spanja dhe Italia e dyta.
Për tifozët kroat ky është konsideruar një “dështim”, por diçka e tillë nuk do të ndikojë te e ardhmja e Zlatko Dalic. Ky i fundit do të vazhdojë qëndrimin e tij në krye të ballkanasve.
Ka qenë vetë presidenti i Federatës së Futbollit të Kroacisë që ka konfirmuar diçka të tillë. Marijan Kustic ka theksuar se Dalin nuk do të largohet dhe do ta vazhdojë projektin me Kombëtaren.
“Ai është trajner dhe do të mbetet në krye të kombëtares kroate të futbollit. Ne biseduam dhe zgjatëm duart me njëri-tjetrin”, ka deklaruar shkurtimisht kreu Federatës Kroate të Futbollit.