Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Dëmtim i rëndë, Hernandez humbet sezonin dhe rrezikon Europianin

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtim i rëndë, Hernandez humbet sezonin dhe rrezikon Europianin
Theo Hernandez (m) - Lucas Hernandez (d)

Lucas Hernandez la fushën e lojës i dëmtuar, në ndeshjen e mbrëmshe që ekipi i tij Paris Saint-Germain luajti në transfertë përballë Dortmund, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions League.

Ende nuk janë kryer ekzaminimet e plota dhe të specializuara, por sipas informacioneve paraprake, Hernandez ka probleme me ligamentin e gjurit. Një dëmtim i tillë bën që mbrojtësi francez, të mbyl sezonin me PSG-në dhe të humbasë kampionatin Europian.

Është e sigurt që 28-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm në Euro 2024, por pritet që të mësohet shkalla e dëmtimit dhe se kur mund të rikthehet.

Një lajm aspak i mirë për përfaqësuesen e Francës, por vendin e tij në korsinë e majtë të mbrojtjes, mund ta marrë i vëllait, Theo Herandez, i cili aktivizohet me Milanin.

Dëmtim i rëndë, Hernandez humbet sezonin dhe rrezikon Europianin
Lucas Hernandez gjatë ndeshjes Dortmund - PSG

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga