
Në Stuttgart Arena në orën 18:00, Spanja dhe Gjermania përplasen si dy skuadrat që kanë bindur më shumë se çdokush deri më tani. Në fushën e lojës kanë dhuruar spektakël, nuk do të bëjnë të kundërtën as sot.
Çerekfinalja e parë e Euro 2024 garanton spektakël për tifozët në tribunë dhe teleshikuesit nga ekrani. Në fushë flet vetë futbolli dhe të gjithë presim me entuziazëm startin e kësaj sfide të mrekullueshme.
Trajnerët janë duke bërë përgatitjet e fundit dhe nga kampi iberik asgjë nuk është në dyshim. Trajneri De La Fuente nuk ka ndërmend të ndryshojë ekipin fitues dhe do t’i besojë 11 lojtarëve që shkëlqyen deri tani.
Nagelsmann nga ana tjetër ka vetëm 1 dilemë për panzerat e tij. Leroy Sane dhe Florian Wirtz janë në balotazh për një fanellë titullari dhe vetëm në çastet e fundit të dorëzimit të protokollit zyrtar do të ketë një vendim final nga trajneri.
Formacionet e mundshme:
Spanja (4-3-3) – Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Pedri, Rodri, Ruiz; Yamal, Morata, Williams. Trajner: L. de la Fuente
Gjermania (4-2-3-1) – Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Raum; Andrich, Kroos; Wirtz (Sane), Gundogan, Musiala; Havertz. Trajner: J. Nagelsmann