Mesfushori i kombëtares gjermane, Robert Andrich ka folur në konferencën e sotme për shtyp, në prag të sfidës që “panzerat” do të zhvillojnë kundër Danimarkës, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024.
“Danimarka tregoi forcë ndaj Anglisë. Ata kanë një ekip dhe sistem të lidhur ngushtë, absolutisht nuk duhet t’i nënvlerësojmë ata. Do të jetë punë e vështirë, por ne kemi shumë besim se do të arrijmë në raundin tjetër.
Ata luajnë më shumë në qendër. Falë forcës së tyre me topin, ata vazhdimisht kërkojnë të bëjnë lojën në atë repart të fushës. Por ne duhet t’i lejojmë që ata të bëjnë lirshëm lojën e tyre perfekte”, është shprehur Andrich.
Poll