
Cristiano Ronaldo
Mosha është thjeshtë një numër për Cristiano Ronaldon. Superylli botëror ndeshje pas ndeshje regjistron emrin e tij në disa prej rekordeve më të mëdha botërore, shumë prej tyre duke kaluar veten e tij.
I rradhës është në Euro 2024 ku me asistin ndaj Turqisë, 39-vjeçari bëhet asistuesi më i mirë në historinë e kompeticionit me 8-të të tillë. Ronaldo gjithashtu mban rekordin për më shumë gola të shënuara, 14 duke vendosur kështu hegjemoninë absolute në turneun më të madh europian.
“Unë nuk ndjek rekorde, rekordet më ndjekin mua”, ka thënë Ronaldo dikur dhe ka mëse të drejtë. Kudo ku ai shkon, rekordet e ndjekin pas.
Poll