
Franca do të luajë përballë Belgjikës ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2024. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dyseldorf do të startojë në orën 18:00. Para kësaj sfide ka folur edhe ylli i “Gjelave”, Kylian Mbappe.
“Belgjika humbi kundër Sllovakisë, por përfundoi e para në grup. Ne nuk mundëm Holandën dhe Poloninë, kështu që edhe ata mund të thonë se ka pika të dobëta te ne. Është një ekip i mirë, i cili ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por me një brez lojtarësh të rinj që janë të uritur për të shkruar historinë e venditë të tyre.
Është gjithmonë një kërcënim, ne e dime se me çfarë lloji skuadre po luajmë, gjithmonë kanë pasur lojtarë të mëdhenjë, është një ekip i madh. Këto janë ndeshje që duam të luajmë. Jam shumë i emocionuar për të luajtur kundër tyre. Nuk do ta nisim ndeshjen 1-0 për shkak se fituam në 2018 dhe 2021, pra askush nuk do të mendojë se i kemi mposhtur 2 herë”, ishin fjalët e Mbappe.