
Mesfushori i Interit, Nicolo Barella është një nga pikëpyetjet e Luciano Spallettit për sfidën përballë Shqipërisë. Trajneri i Italisë ka folur së fundmi për situatën e mesfushorit, duke u shprehur optimist që Barella do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj kuqezinjve të Sylvinhos.
“Për Barella-n ka patur optimizëm që në momentin e parë, sespe gjithçka ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje duhet të presësh një ose dy ditë, por sot gjithçka u bë më e qartë. Ai nuk do të merret në konsideratë për sfidën përballë Bosnjes, por kundër Shqipërisë, po, kemi besim se do të jetë i gatshëm”, është shprehur trajneri i Italisë.
Kujtojmë që Italia do të nisë aventurën në EURO 2024 pikërisht përballë Shqipërisë më 15 qershor. Sfida që do të zhvillohet në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, do të startojë në orën 21:00.