
Bruno Petkovic është kthyer në problem për Kroacinë, pas penalltisë së humbur kundër Spanjës. Sulmuesi i Dinamo Zagreb nuk duhet të godiste 11-metërshin, teksa ishte iniciativë që e mori vetë përsipër.
Vetë trajneri Dalic ka lënë të nënkuptohet me fjalët e tij se me shumë gjasa nuk do marrë minuta ndaj Shqipërisë. Kështu është një lloj dënimi për lojtarin kroat, nga ku pritet të marrin mësim dhe të tjerët.
Në vijën e sulmit Kroacia pati për ndeshjen e fundit Kramaric, Budimir dhe Majer. Tashmë mbetet të shihet si do rreshtohet Kroacia kundër Shqipërisë.
Kujtojmë se ky takim merr jetë nesër, 19 qershor ora 15:00. Pikërisht në Hamburg të dyja përfaqësueset do tentojnë pikët e para.
Poll