Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EURO 2024

Arsene Wenger: Shqipëria do të jetë "Kali i Zi" i Europianit, është ekip me cilësi

Shkruar nga NEWSPORT
Arsene Wenger: Shqipëria do të jetë "Kali i Zi" i
Arsene Wenger - Kombëtarja

Të gjithë kanë filluar duke bërë parashikimet e tyre për Euro 2024, gjë të cilën e ka bërë edhe ish-trajneri, Arsene Wenger. Ish-tekniku i njohur, që në të shkuarën ka drejtuar Arsenal thotë se Shqipëria mund të jetë “Kali i Zi”, pra surpriza e këtij Europiani. Sipas tij, kuqezinjtë e Sylvinhos kanë cilësi dhe mund të befasojnë.

“Shqipëria mund të jetë ‘Kali i Zi’ (surpriza) e Europianit, sepse kanë cilësi. Mund të jenë ata befasia. Dy të tjera që mund të krijojnë vërtetë befasi, janë Skocia, sepse nuk kanë qenë asnjëherë kaq mirë, dhe Austria. Favoritët për ta fituar turneun janë Franca dhe Anglia”, është shprehur ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger.

Kujtojmë që sfida e parë e kuqezinjve të Sylvinhos do të jetë më 15 qershor në orën 21:00 përballë Italisë, ndeshje e cila do të zhvillohet në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga