
Danny Makkelie nuk do të jetë më pjesë e Euro 2024. Kështu merr fund aventura e arbitrit holandez në këtë kompeticion.
UEFa ka vendosur të çojë në shtëpi Makkelie, i cili është kritikuar shumë për favorzim ndaj Italisë në sfidën që “axurrët” barazuan 1-1 me Kroacinë. Kroatët protestuan ashpër ndaj 41-vjeçarit për shkak të 8 minutave shtesë që dha, ku më as u shënua edhe goli i barazimit nga italianët.
Te Kroacia protestuan edhe për penalltinë e humbur nga Modric, ku vetëm ndërhyrja e VAR-it bëri që holandezi të akordonte 11-metërsh. Makkiele nuk vërshëlleu menjëherë për penallti pas prekjes së dukshme të topit me dorë nga interisti Frattesi.
“Ndërhyrje e përsosur nga VAR-i te rasti i penalltisë, por ne preferojmë që situata të tilla të vërshëllehen edhe nga arbitrat në fushë…
Të cilët duhen të kenë një pozicionim më të mirë në situata të veçanta”, u shpreh Roberto Rosetti, Shefi i Arbitrave dhe Kryetar i Komitetit të Arbitrave në UEFA.