
4 ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara do të luhen në Euro 2024. 8 ekipe do të zbresin në fushë për të kërkuar kualifikimin për në fazën tjetër.
Kështu gjithçka do të nisë me ndeshjet e grupit D, ku Franca në orn 18:00 do të sfidojë Poloninë. Kylian Mbappe do të vihet përballë ekipit të Robert Leëandoëskit, me polakët që kanë mbyllur çdo llogari për kualifikimin. Paralelisht do të luhet edhe sfida mes Hollandës dhe Austrisë. Holandezët janë në grup të parët me 4 pikë, ndërsa austriakët kanë 1 më pak dhe mbajnë vendin e 3-të.
Ndërkohë në orën 21:00 është radha e ekipeve të grupit C për të synuar kalimin e grupit. Danimarka që ndodhet në vendin e dytë do të kërkojnë fitoren për kualifikimin përballë Serbisë. Po në të njëjtën orë do të luhet edhe dueli mes Anglisë dhe Sllovenisë.
