
Italia ia doli të fitonte minimalisht ndaj Bosnje Hercegovinës në sfidën e dytë miqësore. Italianët kanë mundur të shënojnë vetëm 1 gol në dy miqësoret ndaj Turqisë dhe Bosnje Hercegovinës.
Shumë raste të humbura nga “axurrët”, por pa mundur të shënojnë. Pikërisht për këtë ka folur Davide Frattesi, i cili në fakt paralajmëron shokët para sfidës me Shqipërisë.
Sulmuesi shpehet se nuk do të kenë kaq shumë raste në Euro 2024 dhe duhet të tregohen më të saktë në finalizim.
“4 gola dhe 9 ndeshje me Kombëtaren është një bilanc i shkëlqyer, por mund të shënoja të tjerë gola. E di se duhet të përmirësohem shumë. Të gjithë duhet të japim diçka ekstra nëse duam të jemi gati për Euro 2024.
Çfarë mund të kishim bërë më mirë? Krijojmë raste, por duhet t’i menaxhojmë më mirë mundësitë tona. Duhet të finalizojmë, pasi në sfidat e grupit nuk do të kemi kaq shumë raste në dispozicion”, përfundoi italiani.