
Sot do të luhen plot 7 sfida të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ndeshje mjaft interesante në këtë mbrëmje e cila në përcjell edhe supersfida.
Gjithçka do të nisë në orën 18:00 me Finlandën dhe Kazakistanin. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja ekipet që janë me pikë të barabarta dhe kanë shanse konkrete kualifikimi.
Supersfida e kësaj mbrëmje është ajo mes Anglisë dhe Italisë. Ndeshja do të zhvillohet në Londër, në stadiumin “Ëembley” duke nisur nga ora 20:45. Një luftë për vendin e parë mes të dyja ekipeve, por nëqoftëse ka surpriza njëra nga gjigandët mund të rrezikojë dhe kualifikimin.
Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Serbisë dhe Malit të Zi të cilat luajnë për vendin e dytë. Në ndeshjet e tjera, Lituania do të presë në shtëpi Hungarinë, Ukraina do të përballet në transfertë me Maltë, Sllovakia do ndeshet me Irlandën e Veriut, teksa San Marino pret Danimarkën.