
Vendi i parë në Nations League do t’i mundësonte Kombëtares Shqiptare Play-Off për Euro 2024 dhe ngjitjen në vazon e dytë për ndeshjet kualifikuese. Ëndrrat për këtë janë prerë pas zhgënjimit të javës së kaluar dhe tashmë kuqezinjtë duhet të fokusohen nga rruga e “gjatë”.
Shorti për ndarjen e grupeve kualifikuese do të hidhet në 9 tetor në Frankfurt dhe Shqipëria bën pjesë në vazon 3. Ndarja e vazove mund të sjellë përballje të forta me ekipe si Turqia, Greqia apo Kosova që janë në vazon e 4 ndërsa Serbia, Anglia e Franca në të dytën.
Vazot e ndeshjeve kualifikuese per Euro 2024:
VAZO 1
Holanda, Kroacia, Spanja, Italia, Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra, Polonia
VAZO 2
Franca, Anglia, Austria, Çekia, Uellsi, Izraeli, Bosnja, Serbia, Skocia, Finlanda
VAZO 3
Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, SHQIPËRIA, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia
VAZO 4
Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kosova, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut
VAZO 5
Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia, Malta
VAZO 6
Andorra, San Marino, Lihtenshtein