Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Është momenti i Milanit, “Djalli” rikthen emrat “Big” dhe bëhet gati për “marshin e pestë”

Shkruar nga NEWSPORT
Është momenti i Milanit, “Djalli” rikthen emrat

Fitorja në kampioant me Torinon dhe ajo në Champions ndaj Tottenham ka rindezur atmsoferën pozitive në skuadër. Ekipi ka lënë pas momentin negativ dhe nis një rrugë të re. Dëmtimet e shumta kanë shoqëruar kuqezinjtë edhe këtë sezon teksa lojtarë të rëndësishëm si Maignan, Kjaer, Bennacer, Calabria, Florenzi, Rebic, Ibrahimovic shto këtu edhe mungesat herë pas here të Theo Hernandez e Tomorit kanë kompromentuar ecurinë e “Djajve”.

Mirëpo, tani duket se është momenti i Milanit. Të gjithë të sipërpërmendurit, veç gardianit Maginan, janë rikthyer në stërvitje. Ibrahimovic ka nisur prej një jave stërvitjen ndërsa Tomori dhe Bennacer po punojnë individualisht dhe të tre do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit në Angli me Tottenham.

Ndërkohë është e paqartë situata e portierit Maignan teksa rikthimi i tij është lajmëruar katër herë e më pas përsëri vazhdon mungesa. U parashikua një rikthim në javën e parë të shkurtit por tani është shtyrë për në mars, madje rrezikon edhe dy javët e para. Ka dyshime të forta nga tifozët për transparencë nga klubi i Milanit pasi një dëmtim në pulpë vështirë se të mban 5-6 muaj larg fushave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga