Ish-mesfushori i Milanit dhe kombëtares italiane, Massimo Ambrosini, në një intervistë për Tuttosport ka folur për situatën e Milanit në kampionat dhe Champions dhe ndër të tjera ai dha mendimin e tij edhe për çështjen Leao dhe vlerën e tij ku nuk ngurroi të bënte krahasime me anglezët e Manchester City.
“Leao është lojtari më decisiv në Serie A. Ai tashmë e di se çfarë mund të bëjë. Është shumë efektiv dhe konkret në gjërat që sjellë në fushën e lojës. A vlen 100 milionë? Le të themi që është një lojtar që vlen shumë dhe do të vlejë akoma më shumë para. Por nëse Jack Grealish u ble për 117 milionë euro nga Manchester City atëherë...”- u shpreh Ambrosini rreth Leaos.
Poll