
Ganni De Biasi është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e Kosovës. Trajneri italian që bëri historinë me Kombëtare shqiptare duke shkuar në EURO 2016 është momentalisht pjesë e Kombëtares së Azerbajxhanit.
Në një prononcim për "Indeksionline", De Biasi e ka thënë hapur se do të pranonte me kënaqësi nga Kosova edhe pse deri më tani nuk ka patur asnjë kontakt nga Federata kosovare e futbollit. Italiani ka zbuluar se pas një muajsh i përfundon kontrata me Kombëtaren e Azerbajxhanit dhe është gati për një aventurë të re.
"Mbas një muaji më skadon kontrata me Azerbejxhanin, por nuk kam folur me FFK-në. Jam i hapur dhe do të ishte kënaqësi ta merrja drejtimin e Kosovës. Më vjen keq për Challendes sepse e njoh, por kështu është puna e trajnerit", tha De Biasi.